Sot zyrtarizohet një “Challandes” i ri në futbollin kosovar
Flamurtari pritet që të zyrtarizojë sot trajnerin e ri. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një trajner zvicërian, me prejardhje boshnjake.
Flamurtari ka qenë në bisedime me Bylbyl Sokolin por që nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se paratë kanë qenë problemi i dështimit të marrëveshjes mes Flamurtarit e Sokolit.
“Profa” ka kërkuar që gjysmën e parave t’i marrë kesh, ndërsa pjesën tjetër në formë page në çdo muaj. Por, kërkesa e tij është refuzuar nga skuadra e kryeqytetit./Indeksonline/