Shorti të hënën, kështu mund të jenë përballjet e Ligës së Kampionëve
Sot janë kompletuar 16 skuadrat që do të luajnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Të hënën në Nyon do të hedhet shorti për fazën e 1/8 së garës më të fortë të futbollit në Evropë.
Skuadra që ka përfunduar e para në grup do të luaj me atë të dytën.
Ekipet e të njëjtit shtet nuk mund të luajnë në mes vete, gjithashtu edhe ekipet që kanë qenë në të njëjtin grup nuk luajnë në mes vete.
Më poshtë është mundësia e skuadrave të ndeshen me njëra-tjetrën. /IndeksOnline/