75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Instituti i Drejtësisë dënon sulmin ndaj gjyqtarit Ballata

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Rifat Bllata, shkruan Indeksonline.

Në një njoftim, nga IKD-ja thonë se këto pakënaqësi duhet të adresohen përmes rrugës ligjore.

“Të gjitha pakënaqësitë eventuale të të gjitha palëve në procedurë, duhet të adresohen përmes rrugës ligjore dhe vetëgjyqësia në këto raste është e papranueshme dhe ndikon në pavarësinë e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke paraqitur kërcënim të drejtpërdrejt dhe ndërhyrje në punën e gjykatësit.

IKD-ja kërkon që ky rast i sulmit ndaj gjykatësit mbikëqyrës Rifat Bllata të trajtohet me prioritet nga të gjitha organet kompetente, dhe sulmuesi do të nxirret shumë shpejt para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se vetëm duke pasur funksionim të mirëfilltë të sistemit të drejtësisë, sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke qenë të mbrojtur nga të gjitha sulmet, kërcënimet dhe ndikimet, bartësit e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale mund të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të drejtë./Indeksonline/