Nga një veturë gjuajnë me armë në mes të Prishtinës
Policia e Kosovës njofton se dje nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
“Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë11. 12.2019-01:14. Raportohet se një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në ajër, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Lidhur me rastin është intervistuar pronari i veturës së dyshuar po nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./Indeksonline/