14:42 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shpërthen një gyp uji, në Prishtinë, ja si reagojnë ndërtimtarët

Punime të ndërtimeve te larta vazhdojnë të kryhen më masë të madhe në kryeqytet.

Madje kompanitë e ndërtimeve, shpesh shkelin rregullat duke kryer punime gjatë orëve të vona dhe ditëve të vikendit.

Në rrugën ”Avdyl Frashëri”, në Prishtinë derisa ishin duke kryer punime disa punëtorë në këtë rrugë,  ka shpërthyer një gyp uji,  derisa ata u munduan ta merrnin në kontroll gjendjen, duke e mbuluar me një dërrasë.

Përmes kësaj videoje mund të shihni se si këta punëtorë janë munduar ta mbanin në kontroll situatën./IndeksOnline/