18:18 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë 201 familje për të blerë drunj për ngrohje

201 familje që janë në asistencë sociale, Komuna e Prishtinës do ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë e bëri të ditur përmes një postimi, shkruan Indeksonline.

“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje. Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri./Indeksonline/