“Der Spiegel”-i nxjerr videon: Ushtarë të maskuar grekë kthejnë emigrantë me gomone, në Turqi
Qeveria Greke ka kundërshtuar gjithmonë se ajo po kryente sulme të paligjshme në kufirin me Turqinë.
“Ne nuk po i dërgojmë njerëzit nga Evrosi përsëri në Turqi, duke kërkuar mbrojtje pa garancinë e një procedure të drejtë të azilit”, u tha në deklaratë. Edhe nëse shumë refugjatë pohojnë të kundërtën me vite.
Tashti videot e publikuara nga “Der Spiegel”-i konfirmojnë për herë të parë një veprim të tillë në Evros.
Gjashtë policë dhe ish-ushtarë i kanë thënë “Der Spiegel”-it se kthime të tilla të paligjshme po kryhen në mënyrë sistematike në Evros.
Në videon e prezantuar ka edhe materiale të xhiruara nga rojat kufitare turke.
Sipas një rishikimi nga ekipi hulumtues i “Forensic Architecture” nga universiteti “Goldsmith” i Londrës, skenat duhet të jenë marrë të gjitha “në 17 shtator 2019 midis orës 10.30 dhe 12.30”.
“Dëbimet pa miratimin e refugjatëve janë të paligjshme dhe janë në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të Njeriut të BE-së, si edhe me Konventën e Gjenevës të vitit 1951 për statusin e refugjatëve“.
Një zëdhënës i Policisë greke tha duke iu përgjigjur akuzave të “…Spiegel”-it se ai nuk ishte në dijeni të incidentit.
“Roja kufitare greke ka vepruar gjithmonë brenda kornizës së legjitimitetit demokratik dhe marrëveshjet ndërkombëtare po respektohen”|, u përgjigj ai.
“Sugjerimi i ‘…Spiegel’-it për të parë videot u mohua dhe nuk është e nevojshme të hetohen më tej akuzat e’… Spiegel’-it”, deklaroi ai.
Raporti përfundon se “policia greke, pas hetimeve të brendshme, kurrë nuk ka qenë në gjendje të zbulonte, siç thotë ai, ndonjë “keqbërje”.
Kohët e fundit, madje kryeministri Kyriakos Mitsotakis i reagoi artikullit të “…Spiegel”-it. Duke folur për “Handelsblatt”-in, ai tha se nuk kishte informacion të ngjashëm. Por pas indikacioneve të fundit, do të jetë e vështirë të vazhdosh të bësh të njëjtat pretendime. ”