Boksierët nga Kosova arrijnë në finale të ballkanikut ‘Antalia 2019’
Boksierët tanë, Shpejtim Bajoku, Besart Pireva dhe Donjeta Sadiku, ndodhen në finale të kampionatit ballkanik, që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Bajoku (-63 kg) dhe Pireva (-75 kg) shënuan sot fitoret e radhës, ndërsa Patriot Behrami (-69 kg) i lënduar nga meçi çerekfinal pësoi humbje në gjysmëfinale.
Nesër pritet të zhvillohen ndeshjet e tjera, e ku pritet fitore nga boksierët tanë./Indeksonline/.