Arrestohet ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku
Të shtunën është arrestuar ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, shkruan Indeksonline.
Indeksonline mëson nga burimet se ai është arrestuar gjatë ditës së sotme lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Por ai ishte larguar nga Kosova./Indeksonline/