75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Drejtuesit e Arsenalit, në mes të natës, takohen me krahun e djathtë të Guardiolës

Arsenali po vazhdon krizën e rezultateve dhe mbrëmë është mposhtur nga Manchester City me rezultat 0-3.

Shkarkimi i Emeryt nuk i ka rregulluar problemet dhe drejtuesit e skuadrës londineze po kërkojnë trajnerin e ardhshëm nga Manchester City.

Drejtori menaxhues i Arsenalit, Vinai Venkatesham, u fotografua duke lënë rezidencën e Mikel Artetasit në qytetin e Mançesterit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Takimi midis dy palëve përfundoi në orën 1:20 të mëngjesit të sotëm, që kishte nisur pas përfundimit të ndeshjes.

Arteta, një ish-lojtar i Arsenalit, aktualisht është duke shërbyer si ndihmës i menaxherit të Manchester Cityt, Pep Guardiola. /IndeksOnline/