75 Mall Live Search
11:24 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli, sot te Papa

Zëvendëskryeministri i Parë, në detyrë e njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po e viziton Vatikanin.

Pacolli, gjatë ditës do të pritet në audience private nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan.

Pacolli pritet ta informojë Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.