75 Mall Live Search
14:56 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fabrizi: Normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, element kryesor për rimëkëmbjen e rajonit

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Serbi, Sem Fabrizi, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është një nga elementët kryesorë për rimëkëmbjen e rajonit dhe vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt Bashkimit.

Duke promovuar Ditarin e 10-të të Studentëve Evropianë nga delegacioni i BE-së, ai kujtoi  se ishte arritur përparim i madh në negociatat gjatë dhjetë vjetëve të fundit, por që nuk kishte përparim në dialog në këtë kohë.

“Përfaqësuesit e BE do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim dhe shpresojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë këtë”, tha Fabrizi.