75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shembjet e godinave pas tërmetit, sot seanca gjyqësore për 9 të akuzuar

Do të zhvillohet sot, në orën 11:00, seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për nëntë personat për të cilët prokuroria kërkon arrestimin për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë.

Disa prej tyre u arrestuan pak ditë më parë dhe akuzohen për disa vepra penale, që nga “vrasja me dashje” deri te “falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa një pjesë ndodhet ende në kërkim nga autoritetet.

Të arrestuarit dyshohen si përgjegjës për mosrespektimin e rregullave të ndërtimit në hotelet “Mira Mare” dhe “Tropikal”, si edhe te Kavalishenca në Durrës, ku pati viktima. Midis tyre janë edhe drejtues të institucioneve lokale.

Të akuzuarit

1-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të Shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorim detyre”.

2-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të Shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasje me dashje”.

3-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorim detyre”.

4-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në “Lagjen nr. 6”, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorim detyre”.

5-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në “Lagjen nr. 6”, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorim detyre”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin hoteli “Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit hotelit “Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në “Lagjen nr. 6”, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorim detyre.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.