16-vjeçari kosovar, nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun
Një tjetër talent kosovar premton të lërë gjurmë në futbollin gjerman. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin, Mehmet Ibrahimi.
Ibrahimi, i cili luan te grupmoshat e RB Leipzig, është shpërblyer me kontratë profesionale nga klubi gjerman.
Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku ka bërë 4 gola dhe 1 asistim. Kosovari me pasaportë gjermane po ashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.
Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të marrë ndonjë ftesë nga Kosova apo do të vazhdojë me Gjermaninë. /IndeksOnline/
Mehmet Ibrahimi (16) has signed his first professional contract with RB Leipzig.
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) December 17, 2019
All the best Mehmet ?? pic.twitter.com/ZLQ9woYAMW