75 Mall Live Search
13:16 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Punimet për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik janë në fazën finale

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (SHSKUK), bashkë me Ministrin e Shëndetsisë, Uran Ismaili, kanë vizituar hapësirat në të cilat janë duke u kryer punimet finale për ndërtimin e Spitalit Kirurgjik Pediatrik.

Pas vizitës në këto hapësira, drjetori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, theksoi, se ky objekt do të jetë modern me infrastrukturë përcjellëse.

Drejtori Sejdiu njoftoi se ky objekt do të bëjë që të rritet kualiteti i shërbimeve, fillimisht atyre të kirurgjisë pediatrike, pastaj neonatologjisë dhe emergjencës pediatrike, kurse do t’i ketë edhe pajisjet më moderne, që janë fjala e fundit e teknologjisë.

Ministri Ismaili, pas vizitës, deklaroi se në bazë të intenstitet të punimeve, ato pritet të përfundojnë në gjysemën e vitit tjetër.

Duke folur për kapacitetet që ka ky institucion, ai bëri të ditur se objekti ka rreth 10 mijë metra katrorë, kapacitet për 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve.

Sipas tij, për zbatimin e këtij projketi kishte shumë probleme dhe punimet nuk kishin filluar me kohë, edhe pse donatori dhuroi paratë, kurse tashmë ndërtimi i objektit është në fazën finale.

Projket menaxheri i projektit nga kompania “Mabetex”, potencoi se punimet tashmë janë në fazën finale dhe po punohet për ndërtimin e servis blloqeve që do të shërbejnë për fuksionimin e këtij spitali, kurse punimet janë kryer me kualitet shumë të lartë.

Projekti për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik, është financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka kushtuar 20 milionë euro.