75 Mall Live Search
22:40 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Akademia e turpëron Liverpoolin, eliminohet nga Kupa

Liverpool është eliminuar nga Carabo Cup pas humbjes turpëruese 5:0 nga Aston Villa.

11-shja startuese e Liverpoolit ishte krejt me lojtarë të rinj pasi që ekipi i parë do të marrë pjesë në Kupën e Botës për klube.

Aston Villa e kreu punën qysh në pjesë të parë duke e tundur rrjetën e Kampionit te Evropës plot pesë herë, shkruan Indeksonline.

Liverpool u eliminua nga kjo garë, por është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e Premierligës, titull që nuk e kanë “shijuar” që moti.  /Indeksonline/