75 Mall Live Search
23:47 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja arma me të cilën u plagos këshilltari i Fatmir Limajt

Anëtari i Nismës, apo këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku, u plagos sot rreth orës 17:00 para shtëpisë së tij në lagjen Veterenik në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline, mësojnë se bëhet fjalë për dy të dyshuar lidhur me aktin e kryer, Orhan dhe Uran Agushin, derisa Maloku mori plagë dhe është jashtë rrezikut për jetë. I njëjti u trajtua në QKUK dhe plumbi ka prekur vetëm lëkurën e tij.

Indeksonline, iu sjellë armën me të cilën është plagosur anëtari i Nismës.

Ndryshe, Policia e Kosovës deri më tani, ka arritur ta arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit.

Kujtojmë që të dyshuarit janë familjarët e ish-gruas së Malokut, gjegjësisht babai dhe vëllai./Indeksonline