75 Mall Live Search
08:56 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haalandi kushtëzon skuadrën e njohur, do pagë 8 herë më të madhe

Erling Haalandi është emri më i lakuar në futbollin evropian. Sulmuesi i Salzburgut pritet që të ndërrojë skuadër në janar dhe pas tij janë vënë shumë skuadra të mëdha evropiane.

Leipzigu është skuadra favorite për të nënshkruar me norvegjezin. Por, Haalandi i ka vënë kushtin e parë skuadrës lidere në Bundesliga.

Ai po kërkon pagë prej 8 milionë eurosh në vit, apo 8 herë më të madhe se sa paga që ka aktualisht te skuadra austriake.

Sipas disa mediave gjermane, Haalandi dhe agjenti i tij Mino Raiola u takuan këtë javë me krerët e Leipzigur dhe është duke u biseduar mundësia e këtij transferi./Indeksonline/