Arrestohet 37-vjeçari që vodhi veturën “Ford”, në Ferizaj
Është arrestuar personi i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së një veture, në Ferizaj.
Rasti është raportuar nga viktima se më 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta iu kishte vjedhur vetura e markës “Ford” me targa lokale.
Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë, pasi që dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë.
Falë bashkëpunimit dhe reagimit të shpejtë nga njësitet policore të DRP-së Prishtinë, rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar.
I dyshuari R.A. shqiptar 37 vjeç) është arrestuar si edhe i është konfiskuar vetura, e cila pas përfundimit të procedurave ligjore iu ka kthyer pronarit.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të Prokuririt të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.