Prishtina momentalisht në top 10 vendet me ajrin më të ndotur në botë, menjëherë pas Indisë
Kosova, veçmas Prishtina me rrethinë, konsiderohet të jenë ndër vendet me ajrin më të pashëndetshëm në botë.
Qytetarët çdo ditë janë të rrezikuar nga ndotja e ajrit, gjendje e cila po përcillet çdo vit, pavarësisht thirrjeve dhe alarmit që po bëhet.
Momentalisht Prishtina është në top 10 vendet, me ajrin më të ndotur në botë, përcjellë Indeksonline.
Në vendin e parë është Afganistani, pasuar nga Pakistani, ndërsa në vendin e 10-të, kryeqyteti jonë, menjëherë pas Indisë.
Kujtojmë që ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, deri më tani, janë identifikuar termocentralet, përdorimi i qymyrit për ngrohje nga amvisëritë dhe automjetet e vjetra.
Ndryshe, Kosova është e para në Evropë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur.
Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona brenda një viti./Indeksonline

