Ajri i ndotur në Prishtinë, bustit të Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit, i vendoset maskë mbrojtëse
Disa të rinjë, në kryeqytet, të cilët nuk duan të identifikohen, kanë ndërmarrë një veprim mjaftë interesant.
Ata kanë vendosur maska të bardha në bustet e heronjëve në sheshet e kryeqytetit, shkruan IndeksOnine.
Bustet si: Nëna Terezë, Madeleine Albright, Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti dhe Hasan Prishtina, u bënë me maska mbrojtëse.
Ky veprim si duket u ndërmorrë si revoltë ndaj ajrit të ndotur i cili ka kapluar tërë Prishtinën këto ditë.
Kujtojmë se që nga muaji nëntor i këtij viti, gjendja e ajrit është përkeqësuar mjaftë shumë.
Cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë është 212, shifër kjo e cila e rendit Prishtinën në vendin e katërt të qyteteve më të ndotura në botë. /IndeksOnline/





