75 Mall Live Search
22:24 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Grabitet një kafiteri në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur në një lokal, sipas burimeve të Indeksonline saktësisht në kafiteri teksa me të marrë informatën në vendin e ngjarjes janë Policia me njësitet e saj.

Rasti në fjalë për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të Grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai shtoi se tashmë janë duke  u ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur  me rastin.

“Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, shtoi ai./Indeksonline/