Tahiri s’e zbukuron Vushtrrinë për festat e fundvitit, kafenetë i japin “jetë” festës
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ende nuk e ka zbukuruar sheshin e Vushtrrisë për festat e fundvitit, shkruan IndeksOnline.
Pas pritjeve deri sot, siç duket kafenetë e qytetit kanë vendosur ta bëjnë vetë dekorimin e rrugës ku gjenden një numër i madh i kafeneve.

Në disa fotografi shihet se pasi që sheshi nuk është zbukuruar, kafenetë janë përkujdesur që sado pak t’u japin “jetë” festave të fundvitit në Vushtrri.
Kujtojmë se vitin e kaluar është zbukuruar kjo komunë, por ende nuk dihen arsyjet përse nuk është zbukuruar deri tani Vushtrria./Indeksonline/
