Milani futet në garë për Haalandin
Gjigantët italian të Ac Milan, janë futur në garë për sulmuesin e Salzburgut, Erling Haaland.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Milani është në kërkim të një qendër sulmuesi, mirëpo synimi i tyre i parë, i cili ishte suedezi Zllatan Ibrahimoviq është duke dështuar.
Drejtuesit rosonerë janë vënë pas yllit norvegjez, duke i ofruar një kontratë 5- vjeçare me 5.5 milionë në sezon. Milani dëshiron ta mbyllë marrëveshjen në janar.
Haalandi së fundmi është lidhur një transferim të mundshëm te skuadrat e ndryshme evropiane si Juventusi nga Italia, Manchester Unitedi nga Anglia dhe Borussia Dortmundi nga Gjermania.