Hajnat vjedhin 1000 euro në një kafiteri në Prishtinë
Një person ka raportuar se në një kafiteri në rrugën “Musli Mulliqi” dy persona të maskuar i kanë grabitur 1000 euro, shkruan Indeksonline.
Sipas njoftimit të Policisë ata ishin të armatosur, të cilët pas aktit janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’.
“Rr. “Musli Mulliqi”, Prishtinë 18.12.2019-21:24. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor në një kafiteri, ka njoftuar se dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 1000 euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/