75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ngjarja e rëndë në Patos, kush janë dy gardianët e burgut, që u qëlluan për vdekje nga Martin Skëndaj

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qendër të Patosit, brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit.

Sipas policisë, shtetasi Martin Skëndaj, pas një konflikti, ka qëlluar me armë, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person dhe i plagosur rëndë një tjetër.

Ndërkohë burime për “Fax News” thonë se nga të shtënat me armë kanë humbur jetën dy shtetas, referuar informacioneve të marra nga morgu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur shtetasit Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, përkatësisht 24 dhe 27 vjeç.

Dyshohet se Kapaj dhe Rrapaj janë gardianë burgu.

Kapaj ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Rrapaj dyshohet se ka humbur jetën teksa po transportohej drejt spitalit.