75 Mall Live Search
00:16 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Xhafer Tahiri kryetar i “rrallë”, furnizon me rroba elegante drejtorët e komunës!

Drejtorët e Komunës së Vushtrrisë e kanë një kryetar për “qejfi”.

Xhafer Tahiri i LDK-së duket se mendon më shumë se që duhet për drejtorët e komunës së tij.

Së fundmi, ai ka furnizuar personelin e drejtorive me veshëmbathje elegante, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë nuk është se ka kushtuar edhe pak, por kjo nuk e ka penguar aspak Tahirin, të siguronte rroba për personelin e drejtorëve.

Vlera e përgjithshme e kontratës është nënshkruar për 4.120,00 euro, derisa bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 5.512,00 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik D.P.T. ” Bosser “./Indeksonline/