75 Mall Live Search
08:26 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​​​FFK-ja, shpall sot futbollistin më të mirë të vitit

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019” sot në hotelin “Emerald” në orën 17:00.

Edhe sivjet në këtë mbrëmje gala tradicionale, do të jenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen arritjet e vitit si edhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve.

Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim.  

Të rikujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit.