75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ylli i Tottenham zgjat kontratën deri në 2023-tën

Qendërmbrojtës i ekipit anglez, Tottenham, Toby Alderweireld ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Belgu do të jetë nën “urdhërat” e Mourinhos deri në vitin 2023, përcjell Indeksonline.

Kontrata e vjetër parashihte që Alderweireld të largohej qysh në qershor të këtij viti.

Me Jose Mourinhon në krye, Tottenham do të tentojë ringjalljen këtë sezon, pas startit katastrofal./Indeksonline/