75 Mall Live Search
22:15 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjysma e të rinjve të papunë, shfrytëzimi i teknologjisë për punë një opsion për zbutjen e papunësisë

Mbi 90 përqind e kosovarëve kanë qasje në internet. Të rinjtë e Kosovës teknologjinë e përdorin më shumë për të komunikuar dhe për kërkime vetanake.

Por të rinjtë nuk po e përdorin internetin për të punuar, shkruan Indeksonline.

Tashmë në botë është krijuar trendi i punëve online nga shtëpia. Përveç ‘bitcoinit’ të famshëm, ka edhe punë të tjera që bëhen online.

Për shembull tashmë është një punë shumë e kërkuar blerja e shitja e ‘Domain’ te ueb-faqeve.

Një ‘domain’ sot kushton 10-15 dollarë por ka ‘domain’ që individ dhe kompani të ndryshme janë të interesuara të paguajnë mijëra dollarë vetëm për ta zotëruar. Por, ka edhe shumë punë tjera që mund të bëhen online. Interneti nuk ka kufizime dhe mund të krijosh një punë.

Në Kosovë statistikat thonë se 48.9% e të rinjve të moshës 15-24 vjeç janë të papunë. Por, nëse përcillet trendi botëror i të punuarit online, atëherë kjo shifër do të zbutej. Përveç që do të zbutej, të punuarit online ta krijon pavarësinë ekonomike dhe varesh vetëm nga vetja dhe angazhimi yt.

Në ShBA, 43% e amerikanëve punojnë nga shtëpia. Ky trend po rritet dita e ditës. Në vitin 2012, ishte vetëm 39%./Indeksonline/