Fellaini e refuzon gjigantin anglez për të qëndruar në Kinë
Marouane Fellaini ka treguar se nuk do të rikthehet përsëri në Premier Ligë, edhe pse ka pasur raportime se ai mund të transferohet në Tottenham.
Po ashtu u raportua që Mourinho kishte pasur takime me futbollistin, andaj ai foli edhe për trajnerin portugez duke thënë ‘Jose është i veçantë për mua. Ne shkruajmë me njëri-tjetrin, e thërrasim njëri-tjetrin herë pas here’.
Fellaini ka shënuar 12 gola në 32 paraqitje deri më tani me skuadrën kineze Shandong Luneng./Indeksonline/.
