Interi dhe Juventusi sytë në Marash Kumbullën
Gjigantët italianë, Interi dhe Juventusi janë të fokusuar për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar, Marash Kumbullën i cili luan për Hellas Verona.
19 vjeçari ka qenë në formë të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij për këtë klub duke shënuar një gol në 11 ndeshje.
Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re, andaj Interi dhe Juventusi janë të gatshme për transferimin e futbollistit.
Kumbulla ka kontratë me Veronën deri në vitin 2022 andaj mbetet të shihet nëse do ta lejojnë futbollistin shqiptar të largohet nga skuadra e tyre./Indeksonline/.