13-vjeçari nga Istogu, një yll në ngritje që po lë gjurmë
Kosovës në të ardhmen mund t’i shtohet një tjetër yll potencial në radhët e saj. Bëhet fjalë për talentin Erlind Mulaj, i cili është pjesë e grupmoshave të klubit që garon në Ligën e Parë, KF Onixi.
13-vjecari nga Istogu, tashmë ka filluar të lë mbresa me talentin e tij dhe dallohet nga bashkëmosharët për aftësitë që ka.
Goditje të fuqishme, shpejtësi dhe aromë goli. Këto janë vetëm disa nga elementet që e karakterizojnë talentin në fjalë.

Mulaj, i cili ka fituar disa gara duke qenë më i miri ndër mosharët e tij, pritet që në një të ardhme të afërt të grumbullohet me grupmoshat U-15 të kombëtares së Kosovës. /IndeksOnline/

