75 Mall Live Search
22:00 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Luboteni, fitues i Kupës së Kosovës në volejboll

Klubi nga Ferizaj, Luboteni ka arritur ta fitojë finalen e Kupës së Kosovës në volejboll.

Në finale ata mposhtën ekipin tjetër nga i njëjti qytet, KV Ferizaj me rezultat 3:1 në seta.

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ndërsa derbi lokal vërtetë ngjau në një finale.

Në ndeshjet gjysmëfinale, Luboteni mposhti Prishtinën, ndërsa Ferizaj mposhti Therandën./Indeksonline/