75 Mall Live Search
08:33 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat, Mbappe rasti konkret

Kylian Mbappe pa dyshim që është futbollisti me një të ardhme të ndritur.

Ai ka qenë lojtari kyç i ekipit francez, Parsi Saint-Germain ku realizoi 46 gola brenda këtij viti, dhe para dy ditësh mbushi 21 vjeç.

Kampioni botëror me Francën vitin e kaluar kur ende nuk kishte mbushur 20 vite duke qenë startues i padiskutueshëm tregon vlerat e larta si futbollist.

Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit, shkruan Indeksonline.

Pa dyshim që një gjë e tillë nuk mund të kishte ndodhur pa ëndërruar dhe punuar fort për të.

Në një foto të pak viteve më herët shihet Kylian Mbappe me idollin e tij, Ronaldon, jashtëzakonisht i lumtur që po arrin  një fotografi me të.

Ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme të PSG-së, një tifoz hyri në fushë për ta përshëndetur tashmë idollin e tij, Mbappen.

Francezi është rasti më i mirë se si nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat sepse patjetër do të realizohen nëse punon fort në to./Indeksonline/