75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja me cilin formacion e kishte nisur dekadën Barcelona

Barcelona pati një dekadë të mrekullueshme. Brenda 10 viteve ekipi blaugran fitoi 26 tituj.

Pa dyshim që Barcelona e viteve 2008-2012 ishte e pakrahasueshme, por cilët lojtarë e startuan ndeshjen e parë të kësaj dekade?

Barcelona atëkohë luante me Villarealin, ndeshje e cila përfundoi barabartë 1:1, shkruan Indeksonline.

Vetëm dy lojtarë që ishin atëkohë janë ende edhe tash. Fjala është për Gerard Piquen dhe Sergio Busquets. Messi nuk ishte fare i pranishëm në skuadër.

Golin për atë ndeshje e shënoi Pedro, që tani është pjesë e ekipit anglez, Chelsea./Indeksonline/