75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nxënësi e mposht mësuesin, Mourinho “përulet” para Lampardit

Chelsea ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Premierligës.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për Frank Llampard i cili triumfoi kundër ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Willian, shkruan Indeksonline.

I njejti dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë por kësaj radhe nga penalltia.

Gjërat për Spurs u përkeqësuan në minutën e 62-të kur Heing-Min Son u ndëshkua me të kuq.

Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 32 pikë, gjashtë më pak se  Manchester City ndërsa Tottenham është në vendin e shtatë me 26 pikë. /IndeksOnline/