Një person dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete në Pejë
Një person dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete në qytetin e Pejës.
Sipas burimeve të Indeksonline personi në fjalë dyshohet të ketë kryer vetëvarje.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në afërsi të stacionit të trenit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Personi në fjalë thuhet t’i takojë gjinisë mashkullore, teksa Indeksonline ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, por që ende nuk është arritur./Indeksonline/