75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vuçiqi pyetet se kur do të rinisë dialogu me Kosovën: Kështu përgjigjet ai

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e di kur do të rinisë dialogu me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV O2, ka thënë se nuk e di kur do të rinisë dialogu me Kosovën.

Sipas tij, kjo nuk dihet pasi që në Kosovë ende nuk është formuar Qeveria dhe nuk dihet kur do të hiqet taksa prej 100 për qind, e vendosur që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

“Si mund ta di. Nuk e di kur do të nisë, apo nëse kur Kosova të formojë Qeverinë e re apo kur të hiqet taksa”, theksoi Vuçiqi, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë Vuçiqi po ashtu ka folur edhe për “Mini Shengenin”, i cili theksoi se jo të gjithë në Bashkimin Evropian e pëlqejnë këtë iniciativë.

“Ata nuk e pëlqejnë Ballkanin të drejtojë bizneset e tyre, ata ndiehen të shqetësuar kur nuk vendosim për vete”, tha Vuçiqi, i cili shtoi se këtë iniciativë nuk mund ta ndalë dhe kundërshtojë askush pasi që kjo nismë për Mini Shengenin”, mbështetet nga katër liderë.