Sulmohet mjeku në vendin e punës, në Vushtrri
Policia e Mitrovicës raporton se mbrëmë rreth orës 22 e 40 nga emergjenca që gjendet në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’, në Vushtrri, është raportuar një rast kanosjeje- sulm.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60- vjeçar, P.G., 29- vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet se është përdorur për kanosje ndaj viktimës-mjekut kujdestar.
Të dyshuarit anë shprehur pakënaqësi ndaj trajtimit që i është bërë njërit nga ta.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit M.G., 60- vjeçar, P.G., 29- vjeçar janë liruar për procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet “Kanosje dhe sulm”.