75 Mall Live Search
16:28 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kuvendi me njoftim të ri për seancën konstituive, ku do të betohen deputetët e rinj të Kosovës

Të enjten pritet të zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës mblidhet pikërisht pasnesër për të zhvilluar këtë seancë, të vendosur për t’u mbajtur në këtë datë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.

Seanca pritet të nis në ora 15:00 ku edhe është bërë thirrje që të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët të jenë në Kuvend 15 minuta para fillimit të seancës.

Rendit i ditës për këtë seancë është kështu:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të  

    mandateve të deputetëve,

2. Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndryshe ditë më parë lideri i PDK-së, Kadri Veseli mblodhi Kryesinë e vjetër të Kuvendit të Kosovës për t’u përgatitur lidhur me këtë seancë e cila prite të udhëhiqet nga Jahja Kola dhe Fjolla Ujkani./Indeksonline/