75 Mall Live Search
20:30 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti merr vëmendjen në meshën e Krishtlindjes, “injoron” Thaçin e Haradinajn

Sonte në qendër të Prishtinës, në Katedrale, u mbajt mesha e Krishlindjeve, një zhvillim ky i cili bashkoi liderët tanë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, shkruan IndeksOnline.

Ajo çka ra më së shumti në sy, ishte vëmendja që Kurti po merrte sonte.

Përkrahë Kurtit, po qëndronte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Tutje, pranë Kurtit, u pa edhe ambasadori i ri britanez, Nicholas Abbot, i cili nuk hezitoi që liderin e VV-së ta njoftojë me fëmijët e tij.

Ajo që vlen për tu theksuar, është se Kurti nuk pati asnjë kontakt me presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn.

Ndryshe Kurti u pa shumë i afërt edhe me krerët fetar, me të cilët ngreu një dolli në fund. /IndeksOnline/