75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dyshohet se dhunoi një grua para 7 muajsh, arrestohet burri nga Kaçaniku

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kaçanik, i cili dyshohet se para shtatë muajsh kishte kryer veprën penale: “Dhunim”.

Sipas policisë, rasti i dhunimit dyshohet se kishte ndodhur në muajin maj të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën e 24 dhjetorit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.