75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pamje, nga aksidenti që tronditi Deçanin

Një aksident i ndodhur mbrëmë në orët e vona në Isniq, e ka tronditur Deçanin. Fatlind Hysenaj nga fshati Lëbushë ka humbur jetën, ndërsa është lënduar rëndë Shkëlqim Kameraj.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht te vendi i quajtur “Ura e Demës”.

Shpejtësia thuhet se ka qenë arsyeja që ka shkaktuar tragjedinë.

Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e aksidentit ku shihet se sa janë dëmtuar veturat./Indeksonline/