Putini zbulon raketën e pakapashme “Zircon”: Për herë të parë kemi epërsi ushtarake ndaj SHBA-së
Ndërkohë që Koreja e Veriut i premton opinionit publik “dhurata” për Krishtlindje, Rusia i paraprin ato duke deklaruar se versioni tokësor i një gjenerate të re raketash po testohet, duke mundësuar për herë të parë një epërsi ushtarake ruse në një teknologji që forcat e rivalit të përhershëm amerikan ende nuk kanë zhvilluar.
Bëhet fjalë për raketën supersonike “3M22 Zirkon”, që me rrezen e saj deri në 1000 kilometra dhe shpejtësinë deri në Mach 9, premton të jetë e pakapshme nga çdo radar i vendeve perëndimore.

Testimet supersekrete për ketë armë kanë filluar në 2012, por sipas burimeve vetëm më 2016 kanë dhënë përgjigje pozitive. Në shkurtin e 2019-s, vetë Putini e zyrtarizoi testimin e suksesshëm nga ajri dhe nga deti.

