Fshati istogas, që mbeti pa energji prej 2 ditësh
Banorët e fshatit Pridogë po ankohen se kanë mbetur prej dy ditësh pa energji elektrike.
Era e fortë para dy dite ka bërë që disa shtylla elektrike të rrëzoheshin për të pamundësuar furnizimin me energji elektrike.

Banorët kanë dërguar edhe fotografi ku shihen shtyllat e rrëzuara, të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e banorëve.

Banorët i bëjnë thirrje Komunës së Istogut që të reagojë dhe të punojë për rikthimin e furnizimit me energji./Indeksonline/
