Të gjithë bëjnë pushim, në Angli nis maratona e futbollit
Më në fund, Premier League, në pushim dimëror. Ky është lajmi i mirë për futbollistët. Lajmi i keq është se ky pushim do të bëhet në shkurt dhe tradita e të luajturit çdo 2-3 ditë në fundvit do të vazhdojë si gjithmonë.
Kalendari është rregulluar që futbollistët të pushojnë nga 8 deri në 22 shkurt. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha përpara disa ditësh se për të qenë të përgatitur mirë, duhen futbollistë dhe stërvitje. “Mund të përdorim futbollistët vetëm kur kanë bërë pushim. Duam që të vrapojnë më shumë, si një makinë e Formula 1. Harrojmë se edhe duhet të frenojnë”, u shpreh trajneri gjerman.
Por, përpara pushimit, futbolli anglez bëhet më intensiv se kurrë. Premier League ka programuar të luajë në 26 dhe 28 dhjetor, gjithashtu në 1 janar, ndërkohë që FA Cupa do të zhvillojë ndeshjet me 4-5 janar.
A slick turn and a powerful finish from Macheda tilted the title race back in @ManUtd‘s favour ✨
— Premier League (@premierleague) December 25, 2019
? Happy #Christmas, @JackAGoodwin! ? pic.twitter.com/c2lAeLKVBA