75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdekja e dy fëmijëve kosovarë, MPJ në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Francë

Dy fëmijë nga Kosova u mbytën të pasditen e së martës në një lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës.

Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Francës, për të transmetuar detaje më të hollësishme lidhur me rastin.

Në një komunikatë dërguar mediave u tha se MPJ është e gatshme për asistencë përmes Ambasadës së Kovës në Francë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në France, të cilat pritet të transmetojnë detaje më të hollësishme ditëve në vijim për humbjen e jetës aksidentalisht të dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. MPJ është e gatshme për asistence përmes Ambasadës në Paris”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu theksohet se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka marr me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Shpreh gatishmërinë se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët e viktimave”, thuhet tutje./Indeksonline/