75 Mall Live Search
18:35 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

UEFA zyrtarizon stadiumin ku do të luhet ndeshja Maqedoni – Kosovë

Me 26 mars, Kosova do të luaj kundër Maqedonisë në ndeshjen gjysmëfinale të Play-off të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të luhet në stadiumin kombëtar “Teodor Proeski” (Filipi II) në Shkup nga ora 20:45.

Këtë e ka konfirmuar vetë UEFA në faqen e tyre zyrtare.

Kosova fillimisht luan me Maqedoninë dhe në rast fitoreje atëherë do të përballet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji për një biletë në Kampionatin Evropian. /IndeksOnline/