75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Koshtovë të Mitrovicës, dyshohet për disa të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Koshtovë të Mitrovicës.

Lexues të IndeksOnline, kanë dërguar foto dhe video ku shihet se në vendin e ngjarjes janë edhe policia.

Derisa siç shihet në foto, si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e konfirmoi aksidentin për IndeksOnline, ai tha se si pasojë e aksidentit, 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Nga info fillestare, raportohet se aksidenti ka ndodhë rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok segmenti rrugor fshati Koshtovë, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.